Showbiz

"Papa dhe Putini do vdesin, Trump kthehet si President", parashikimet e “Nostradamusit të ri” për 2024

Shkruar nga Liberale

"Papa dhe Putini do vdesin, Trump kthehet si President", parashikimet

Një psikolog i famshëm nga Britania, Craig Hamilton-Parker, i cili është konsideruar “Nostradamusi i ri”, ka bërë disa parashikime të pabesueshme për vitin 2024, pasi tha se Vladimir Putin do të jetë në prag të vdekjes, Papa Françesku do të ndërrojë jetë,  ndërsa Donald Trump do të kthehet në presidencën amerikane.

Duke folur për revistën britanike “Metro”, Craig Hamilton-Parker pretendon se është në gjendje të shohë të ardhmen dhe punon me gruan e tij Jane si një medium shpirtëror. Siç pretendon, ai ka parashikuar saktë disa nga ngjarjet më të rëndësishme të viteve të fundit, si pandemia Covid-19, Brexit, që Donald Trump do të bëhet president i SHBA-së, madje edhe vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

69-vjeçari është përfshirë në spiritualitet që nga fillimi i viteve 2000, pasi u frymëzua nga astrologët Nadi gjatë një vizite në Indi.

"Papa dhe Putini do vdesin, Trump kthehet si President", parashikimet

Duke folur për Mbretërinë e Bashkuar, Hamilton-Parker, tha se Rishi Sunak nuk do të jetë më kryeministër dhe madje do të shkarkohet në një lloj grushti shteti, megjithatë nuk është e qartë se kush do të jetë zëvendësuesi i tij.

Sipas tij, do të ketë një përballje të re për udhëheqjen. Boris Johnson nuk ka gjasa të përfshihet, por Suella Braverman mund të kthehet. Pretendentë të tjerë mund të jenë Cammy Badenoch, James Cleverley, ndoshta edhe Liz Truss që ka ende shumë për të thënë.

“Jam ende mjaft i paqartë për atë që do të ndodhë me zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar dhe arsyeja është se mendoj se do të ketë shumë trazira paraprakisht. Ndjej se konservatorët do të fitojnë ngushtë, edhe pse sondazhet thonë të kundërtën për momentin. Por nëse laburistët fitojnë, Keir Starmer nuk do të jetë në pushtet për një kohë të gjatë”, shtoi ai.

Hamilton-Parker vazhdoi parashikimet edhe me familjen mbretërore. Ai parashikon se tensionet familjare do të vazhdojnë të jenë një çështje kyçe në vitin 2024, duke zbuluar se Charles është i zhgënjyer si mbret dhe do të japë dorëheqjen në vitin 2028.

Sa i përket SHBA-së, e cila do të mbajë edhe zgjedhjet në vitin 2024, sipas Hamilton-Parker do të jetë plot dramë politike deri në minutën e fundit. “Në Amerikë, shoh që Trump do të fitojë zgjedhjet presidenciale, por ndjej se do të ketë përpjekje për të vonuar, apo edhe për të ndaluar këto zgjedhje, por kjo do të dështojë. Nuk jam i sigurt se kush do ta ndihmojë Trump të kthehet në pushtet dhe të ketë një nënpresidente femër, shoh Carrie Lake, ose Candace Oëens”, shtoi ai.

“Nostradamusi i ri” ndjen se do të ndodhë një krizë rreth Joe Biden, disa sfida ligjore, siç po ndodhin aktualisht me Trump. Por, do të ketë një lloj shqetësimi për shëndetin e Trump, që nuk do ta ndalojë atë. Joe Biden do të largohet nga detyra para zgjedhjeve në minutën e fundit dhe për një periudhë të shkurtër kohore Kamala Harris do të jetë në detyrë.

Ai parashikon gjithashtu tensione të mëtejshme midis Kinës dhe Tajvanit, me Kinën të rrënuar nga problemet ekonomike. Por, vuri në dukje përparimin në shkencë dhe spiritualitet, që do të shihet si një gjë e mirë nga shumë njerëz në mbarë botën.

Craig Hamilton-Parker përmend gjithashtu personat e famshëm që priten të ndërrojnë jetë këtë vit. “Unë ndjej se Papa do të vdesë në 2024 dhe do të zëvendësohet sepse pashë tym të bardhë që dilte nga Vatikani në një vegim dhe do të ndodhë rreth nëntorit,” parashikoi ai. “Në vitin 2024 lufta në Ukrainë do të vazhdojë. Është një ngërç dhe do të jetë një luftë e vazhdueshme. Ndjej se vdekja e Putinit është e afërt dhe kjo mund të jetë pika e kthesës duke i dhënë fund të gjithave”, shtoi ai.

Së fundi, ai iu referua luftës në Rripin e Gazës. “Unë shoh që njerëzit në Gaza do të vërshojnë në Egjipt dhe nga Bregu Perëndimor në Jordani dhe do të qëndrojnë në Egjipt dhe Jordani sepse Gaza do të bëhet e pabanueshme. Besoj se dhuna do të përhapet në Bregun Perëndimor në vitin 2024 dhe shoh një shkatërrim sistematik të Gazës. Mendoj se lufta po zgjerohet në Liban me përfshirjen e Amerikës dhe një luftë gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe botës islame”, shtoi “Nostradamusi i ri”. Por, në lajmet më të mira do të ketë përparime në kërkimet ndaj e kancerit dhe një zbulim të ri të insulinës”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH