RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: Zotërimi i emocioneve
Kategoria: Udhërrëfyes praktik
Autori: Thibaut Meurisse
Botues: Botime Koliqi
Viti i botimit:2023
Faqe: 191
Çmimi:1000 Lekë
Mbi librin:
Për t'u përballur me emocionet negative, së pari duhet të kuptosh se si funksionojnë emocionet dhe të përdorësh disa teknika specifike për t'i menaxhuar më mirë.
Ky libër është një udhëzues "si të", që prindërit e tu duhej të ta kishin dhënë që kur u linde. Teksa e lexon, do të mësosh se si të përballesh me emocionet negative dhe si të jetosh një jetë më të lumtur dhe më të mirë.
Në këtë libër do të mësosh: Një formulë të thjeshtë se si të riprogramosh mendjen që të përjetosh më shumë emocione pozitive;
31 strategji se si të përballesh me emocionet negative.
Si të ndryshosh historinë tënde për të marrë në dorë frerët e jetës
Ushtrime praktike si të largosh stresin, dëshirën për vetëmbrojte, xhelozinë, frikën dhe emocione të tjera negative
Si të përdorësh emocionet e tua për t'u rritur dhe shumë të tjera.
Libri "Zotërimi i emocioneve" vjen me ushtrime praktike që do të ndikojnë menjëherë në mirëqenien tënde emocionale. Pra, nëse do të largosh emocionet negative, të marrësh nën kontroll gjendjen tënde emocionale dhe të jetosh një jetë më të mirë dhe të qetë, mos nguro ta blesh këtë libër.
Pak nga jeta e autorit:
Thibaut Meurisse është një autor francez, i cili ka studiuar në Japoni, Themeluesi i whatispersonaldevelopment.org. Ai filloi të punojë për qeverinë japoneze si koordinatore e marrëdhënieve ndërkombëtare. Motoja e tij është suksesi, pasuria, lumturia dhe dashuria për të cilat thotë se janë vetëm çështje e ndjekjes së rregullave.
"Shumë njerëz aspirojnë të bëhen të pasur, të lumtur dhe të suksesshëm, por është befasuese të shohësh se sa pak në fakt marrin kohë për të studiuar pasurinë, lumturinë ose suksesin. Pse të mos lexoni librat e shkruar nga ekspertë në fusha specifike që kanë vërtet rëndësi për ju, si lumturia, pasuria apo dashuria?
Ata e kaluan të gjithë karrierën e tyre duke studiuar këto lëndë, prandaj shfrytëzoni mësimin e tyre! Do t'i kurseni vetes vite fjalë për fjalë duke investuar disa orë. Fakti që pak janë studentë vërtet seriozë të artit të të jetuarit, na ofron një mundësi fantastike për t'u rritur si qenie njerëzore dhe për të marrë llojin e jetës që kemi ëndërruar.", thotë Meurisse.