Letërsi

Edicioni i 27-të i Panairit të Librit/ Mbyllet dita e parë, interes i jashtëzakonshëm te stenda e UET Press

Shkruar nga Liberale

Edicioni i 27-të i Panairit të Librit/ Mbyllet dita e parë,

Është hapur edicioni i 27-të i Panairit të Librit "Tirana 2024", me pjesëmarrjen e dhjetëra shtëpive botuese nga disa vende. UET Press i janë shtuar 20 të rinj këtë vit, emra të mirënjohur të librit dhe publicistikës

Ceremonia e hapjes së panairit është organizuar sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, të shtëpive botuesve, shkrimtarëve dhe studiuesve të fushave të ndryshme.

Edicioni i 27-të i Panairit të Librit/ Mbyllet dita e parë,

Ceremoninë e hapjes përshëndetën ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të ndryshme

Edicioni i 27-të i Panairit të Librit/ Mbyllet dita e parë,

Me moton "Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh dhe të rritesh", pinari do të qëndrojë i hapur për pesë ditë.

Edicioni i 27-të i Panairit të Librit/ Mbyllet dita e parë,

Panairi organizohet në datat 13-17 nëntor nën kujdesin Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionitt të Shqipërisë, Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Bashkisë së Tiranës.

Në ditën e parë ka pasur një interes të madh, ku stenda e UET PRESS vazhdon të tërheqë dashamirës të shumtë të librit.

Edicioni i 27-të i Panairit të Librit/ Mbyllet dita e parë,

Si në çdo vit tjetër stenda e UET PRESS në panair flet edhe në këtë edicion shqip. Më e mira e publicistikës, studimeve dhe letërsisë shqipe. Më shumë se 700 titujve të katalogut i janë shtuar edhe njëzet të rinj, me autorë emra të njohur si Ilir Ikonomi, Preç Zogaj, Virgjil Muçi, Albert Nikolla, Gani Mehmetaj, Migjen Kelmendi, Eugjen Merlika, Sokol Balla, Mero Baze, Eni Vasili e shumë të tjerë.

Edicioni i 27-të i Panairit të Librit/ Mbyllet dita e parë,

Pjesë e panairit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve do të jenë ekspozimi i botimeve, prezantime, disa takime me shkrimtarë, tryeza diskutimi dhe aktivitete të tjera.

Edicioni i 27-të i Panairit të Librit/ Mbyllet dita e parë,


Në panair marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndërkohë në përfundim të tij do të ndahen edhe çmime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH