Kronikë

"Hajde vetë nëse je burrë me bo*e"/ Reagon Xhovana Nikolli pasi i'u vu tritol në banesë: O Nuredin Dumani je kur*ë

Shkruar nga Liberale

"Hajde vetë nëse je burrë me bo*e"/ Reagon Xhovana

Xhovana Nikolli ka reaguar në rrjete sociale, pasi iu vu tritol në derën e banesës.

“Burrni është t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se tërheq mrapsht deri ne frymën e fundit! Nuk jam ajo femër un që dorëzohem kaq lehtë, O Nuredin Dumani Hajde më hidh prap tritol, hajde vet në qoftë se je burrë me bole mos nis klysha natën… Se more n’qaf njerz të gabuar mor ordiner ..”, shkruan ajo.

Kujtojmë që Xhovana Nikolli dyshohet se ishte shënjestra e atentatit me eksploziv mbrëmjen e të shtunës në Elbasan. Shpërthimi i eksplozivit në pallatin ku jetonte Nikolli, shkaktoi plagosjen rëndë të 26-vjeçarit Enea Themollari. Nikolli, së bashku me motrën dhe mbesën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan, pas arrestimit të partnerit të saj, Amarildo Nikolli.

Xhovana Nikolli është një personazh i njohur në rrjetet sociale, teksa njihet dhe si partnerja e Amarildo Nikollit alias Xhanej, një vrasës me pagesë, i njohur me nofkën “Shkodrani” dhe ndodhet në qeli për atentatin e planifikuar ndaj Inez Hajrullës në gusht 2023.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH