Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca feston sot, e hënë ditëlindjen e saj të 33-të. Ajo ka lindur më datë 2 shtator 1991 në Tiranë.
Edhe për këtë përvjetor, nuk kanë munguar dedikimet dhe surprizat për krijuesen e hitit “Sonte”. Ajo ka ndarë edhe disa fotografi në rrjetet sociale, ku shihet se ka pranuar dhurata të shumta, kryesisht lule e kartolina.
“Ende pa u bë gjysma e ditës. Sa me fat jam që ju kam”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë ajo postimit. Urime për të kishte nga shumë fansa dhe në komente.
Luana prej vitesh është pjesë e shoubizzit dhe është e lakuar në faqet rozë. teksa ka korrur suksese edhe si prezantuese.