Arte

YLLI I KINEMATOGRAFISË shqiptare (Margarita Xhepa) sot 90 vjeçe, filmografia dhe disa nga rolet e saj

Shkruar nga Liberale

YLLI I KINEMATOGRAFISË shqiptare (Margarita Xhepa) sot 90 vjeçe,

Një nga zonjat më të mëdha të kinemasë shqipe dhe teatrit, (Margaria Xhepa) feston sot ditëlindjen.

Ylli i kinematografisë shqiptare vazhdon të jetë pjesëmarrëse aktive në kinemanë dhe filmat e viteve të fundit. 

Margarita Xhepa lindi në Lushnjë me 2 Prill të 1932 si Margarita Prifti. Nga një moshë e hershme ajo e donte shumë poezinë dhe teatrin, ishte një mësues që e inkurajoi të bëhej aktore, Gëzim Libohova.

Karrierën e filloi në Liceun Artistik në Tiranë në departamentin e dramës dhe në teatrin kombëtar.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për te shkelqyer ne dramën "Streha e te harruarve", nje tjeter sukses ne karrieren e saj 50-vjecare.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njekohesisht studioi ne Liceun Artistik, Dega e Drames. Ka krijuar mbi 150 role ne teatër, midis te cileve mund te permendim: Majlinden tek "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velça i romanit me te njejtin titull te J. Xoxes), Filja tek "Cuca e maleve" (L. Papa), Zonja Meme tek "Kush e solli Doruntinen" (dramatizim nga E. Budina e P. Mani i romanit me te njejtin titull te I. Kadarese), Nëna "Perballe vetes" (R. Pulaha) etj. Ka qene njesoj e suksesshme ne rolet e dramaturgjise boterore, si Ofelia tek "Hamleti", Vajza e dyte tek "Mbreti Lir", Dado tek "Romeo e Xhulieta" Mbreteresha Margaret tek "Rikardi i III", te Shekspirit. Ne rolet e tjera nga dramaturgjia boterore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushte" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Çehov), Ledi Milford tek "Luiza Miler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e nje komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), ShejIa tek "Morali i zonjes Dulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nen drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, ne Teatrin Kombetar te Greqise, ne Athine. Veç roleve ne teater, ka realizuor edhe 32 role ne kinema, duke punuar me shumicen e regjisoreve shqiptare. Me K. Dhamon xhiron "Vitet e para" dhe "Gjurmët", me I. Muçajn e K. Mitron etj etj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH