Vajza me gjel është një nga pikturat e realizuara me mjeshtëri nga Ormira Lulani.
Në veprën e përzgjedhur sot nga Liberale.al, artisja u shpreh: "Ky është një cikël punimesh, që në fakt janë autoportrete ku e vë veten në një bisedë me kafshë e shpendë të fëmijërisë time. Në fakt, jam rritur në një shtëpi ku gjyshi im i mbante ato, dhe ky kthim në “reminishencë” më pëlqen. Prandaj këto personazhe janë gjithnjë pjesë e punimeve të mia."
Trashëgimia artistike rrjedh natyrshëm te vajza e Ismail Lulanit (1935-2002), një prej piktorëve më të shquar shqiptarë, pedagogun e qindra piktorëve të disa dekadave.
Ormira Lulani lindi në Shkodër në familje artistësh. Mbaroi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë për Pikturë Monumentale.
Është aktivizuar në shumë ekspozita dhe bienale brënda dhe jashtë Shqipërisë, si Kanada, Itali, Spanjë, Hong Kong, Turqi, Vietnam, Ceki, Ukrainë, Sllovaki, Malajzi, SHBA, etj . Piktore, Kuratore, Organizatore e mjaft eventeve kulturore, Kombëtare dhe Ndërkombëtare ajo punoi për shumë vite si Drejtore Artistike në Kompaninë "Klik Ekspo Group" ( 2010- 2020 )(Organizator i Panaireve Ndërkombëtare, Ekspozitave, Festivaleve dhe Kongreseve), gjithashtu dhe Drejtore Artistike në “ALMEX “/Albanian Military Exhibition”, Panairi Ndërkombëtar mbi Sigurinë dhe Mbrojtjen, ( 2013-2015 )
Ormira është Presidente e Shoqatës Kulturore VIZart, Shoqatë e krijuar në vitin 2014 , e cila ka organizuar ekspozita e biennale , festival shumë prestigjioze në Shqipëri, është gjithashtu Zv/ Presidente për Shqipërinë në IWS – Organizata Globale e Akuarelistëve.
Pjesëmarrëse në shumë Ekspozita, Biennale , Festivale e Sipoziume Arti, si Itali, Mali i Zi, Kosovë , USA, Kanada, Ekuador, Meksikë, Peru, Kinë, Hong Kong, Zvicër, Bulgari, Francë, Indonesi, Ukrahine, Rusi, UAE, Malaysia, Ceki, Pakistan, Indi, Vietnam , Slovaki, Jordani, Hungari,Spanjë, Sllovaki, Turqi, Kore, Costa Rica, etj
Aktualisht ështe pjesë e Galerisë së Artit Tiranë GAT, si Përgjegjëse e Sektorit të Artit dhe Projekteve.