Arte

PIKTURA E DITËS: "Shkojmë në qytet, 1957"- Nga Abdurrahim Buza

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Shkojmë në qytet, 1957"- Nga

Karakteristikë e pikturave të tij janë ngjyrat e ndezura dhe një farë naiviteti fshataresk. Piktori ka trajtuar një mori të larmishme temash, nga portretet te peizazhet e Pogradecit dhe Tiranës si dhe temën historike, epike dhe kombëtare.

Bëhet fjalë për një nga emrat më të njohur të artit shqiptar të shek. XX, Abdurrahim Buza.

Buza lindi më 1905, në Shkup, në një familje me origjinë nga Gjakova. Në moshën 8-vjeçare mbeti jetim dhe shkollimi i tij kaloi nën tutelën e figurës më me ndikim në Malësinë e Gjakovës, Bajram Currit. Mësimet fillore i mori në në Shkodër dhe Tiranë dhe më pas, ndoqi Normalen e Elbasanit (1923-1928).

Në vitin 1928 fitoi bursë njëvjeçare në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino, ku pati si bashkëstudent një prej skulptorëve më të njohur shqiptarë, Odhise Paskalin. Më tej, vijoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence.

Në vitin 1933 kthehet në Tiranë, ku punoi si mësues në Shkollën e Vizatimit në Tiranë. Më 1947-n, u punësua si mësues vizatimi në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ku edhe doli në pension në vitin 1966.

Abdurrahim Buza nuk mund të quhet piktor primitiv, por plotësisht piktor i parë individual, modern, i pangjashëm, i pakrahasueshëm shqiptar i shek. XX dhe më e rëndësishmja pikturoi në këtë formë nën hundën e madhe të komunizmit të rrezikshëm.

Më 7 nëntor 1986 ndërroi jetë “Piktori i Popullit” Abdurrahim Buza.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH