Renaud Dorlhiac, Këshilltar Politik në Ambasadën e Francës në Shqipëri dhe njëkohësisht studiues i fotografisë shqiptare, ndan me publikun përshtypjet e tij mbi ekspozitën "Shqiptarë të panjohur" nga Ben Blushi.
Në një takim të thjeshtë, ai shprehu entuziazmin e tij për punën e Blushit, ku sipas tij ka një shikim të veçantë dhe profesionale në artin e tij.
"Jam këtu për një takim thjesht, pa njohur asgjë për ekspozitën por kam zbuluar një fotograf të jashtëzakonshëm. E di se nuk është profesionist por ka një shikim profesionist. Shumë faleminderit dhe ejani të gjithë për të parë dhe zbuluar këtë gjë", tha Dorlhiac.
Ekspozita është hapur për publikun dhe mund të vizitohet në #COD (Qendra e Arteve dhe Kulturës) gjatë orareve:
E hënë - e premte: 09:30 - 20:00
E shtunë: 09:30 - 12:00