Arte

"Kam dhimbje të madhe", Tinka Kurti nderon në homazhe miken e zemrës: Margaritën e kisha vajza, shoqe...!

Shkruar nga Liberale

"Kam dhimbje të madhe", Tinka Kurti nderon në homazhe miken

Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti i dha sot lamtumirën e fundit koleges dhe mikes së saj të shtrenjtë, Margarita Xhepa.

Kurti mori pjesë në homazhet në ndër të aktores, e cila u nda nga jeta një ditë më parë, duke lënë një boshllëk në botën e kinematografisë shqiptare. 

Me zërin duke iu dridhur, Tinka Kurti u shpreh për mediet se Margaritën e kishte vajzë, shoqe dhe mike të ngushtë.

“Unë e kisha vajzë e kisha shoqe dhe e kisha mikeshë. Nuk kemi c’të bëjmë, unë jam më e madhe se ajo, duhet të hesht se kam dhimbje të madhe shumë, shumë.” - u shpreh Kurti. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH