Arte

PIKTURA E DITËS: "Portret i Dr. Ibrahim Rugova"- Vepër nga Xhafer Peci (IN MEMORIAM)

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Portret i Dr. Ibrahim Rugova"- Vepër nga

21 janar 2006, në Prishtinë ndërroi jetë Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti i parë i Republikës së Kosovës.

Intelektuali, akademiku dhe kritiku letrar, i njohur si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë per emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.

Në foton e parë, paraqitet portreti i Dr. Ibrahim Rugovës, pikturë nga Xhafer Peci e realizuar në vitin 2020. Ndërsa në foton e dytë, Ibrahim Rugova si i ri gjatë viteve '70. 

PIKTURA E DITËS: "Portret i Dr. Ibrahim Rugova"- Vepër nga

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. 

Si intelektual që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.

Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH