Piktura e realizuar nga Rakip Shabani
Jeta dhe vepra e tij këtij kleriku, ka lënë gjurmë. Ai e filloi veprimtarinë si dervish në vitin 1937, në moshën 22-vjeçare, në teqenë e Bllacës, pranë baba Zenel Dumes. Ishte vetëm 22 vjeç kur vishet dervish prej baba Zenelit të teqesë së Bllacës në Dibër, ku bën betimin e shenjtë, për t’i shërbyer rrugës së Hakut, deri në frymën e fundit. Këtu qëndroi dhe shërbeu si dervish nën drejtimin e baba Zenelit në vitet 1937-1939. Ishte luftëtar i lirisë gjatë luftës së Dytë Botërore ku dhe u plagos.
Arrestohet gjatë luftës nga fashistët italianë. Më 2 tetor 1945, merr titullin ‘Baba’ dhe shërben plot devocion në teqetë e Baba Hamitit-Elbasan si edhe Kuzum Baba në Vlorë. Në 2 qershor 1948, me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Bektashian, vendoset në funksionin më të lartë, atë të Kryegjyshit Botëror Bektashian. Kurse në vitet 1948-1958 organizoi arsimin fetar, ku ndër të tjera u përkthyen në gjuhën shqipe dhjetëra libra për bektashizmin.
Në këto vite, ai i dha hov bektashizmit dhe u bë faktor i harmonisë fetare midis komuniteteve fetarë tradicional në Shqipëri.
Nga viti 1967 e deri në vitin 1980 jetoi në Tiranë, në mënyrë ilegale punoi për bektashizmin. Jetoi me preukupacion duke predikuar urtësinë e dashurinë ndër njerëz me fjalën e urtë ndaj Zotit.
Albapost në përkujtim të figurave të shquara kombëtare për vtin 2001, emërtoi emisionin e pullave me Dede Ahmet Myftar Ahmataj. Për kontribut të shquar në përhapjen e bektashizmit dhe ndenjave kombëtare. Këshilli bashkiak i qytetit të Vlorës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi i Vlorës”.