Arte

PIKTURA E DITËS: "Peshkatarët"- Vepër e realizuar në vitin 1983 nga artisti Skënder Lako

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Peshkatarët"- Vepër e realizuar

Sot Liberale.al ka përzgjedhur veprën "Peshkatarët" të Skënder Lakos, si një nga veprat më të arrira të artit shqiptar.

Piktura është realizuar në vitin 1983, që pasqyron jetën e peshkatarëve pogradecarë.

Piktori Gjergji (Skënder) Lako i përket brezit të piktorëve të përgatitur në ILA, Tiranë në fillimin e viteve ’70 të shekullit XX. Ky ishte brezi i artistëve figurativë që u edukuan nga profesorët e rinj, piktorë të diplomuar e të kthyer nga Akademitë Lindore të Artit si: Ksenofon Dilo, Sali Shijaku, Vilson Kilica,Guri Madhi, Danish Jukniu.

Ai pasi mbaroi studimet për grafikë, ishte për pak vjet pedagogu i kësaj lënde në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë e debutues në disa ekspozita kombëtare. Për arsye shëndetësore, piktori Lako vendoset në qytetin e lindjes në Pogradec, ku vazhdoi të krijonte deri në fund të jetës.

Gjergj Lako ishte piktor grafist, por ai kryesisht trajtoi gjininë e pikturës së vajit duke pikturuar peizazhin nga natyra dhe kompozime kryesisht lirike. Trajtoi kryesisht ciklin e qytetit të tij të lindjes – Pogradecit. Në peizazhet mbi Pogradecin piktori Lako fillimisht ndjek rrugën e peizazhistëve të traditës shqiptare.

Në disa tablo me peizazhin e qytetit, mbi çatitë e shtëpive të vjetra, janë pikturuar foletë prej kashte, me vezët e bardha të këtyre shpendëve.

Ky cikël veprash mund të jetë dhe vizioni poetik i qytetit, duke krijuar imazhin më fantastik të tij, ku pothuajse mungon figura e njeriut, por paraqitet imazhi i një qyteti të mbuluar nga zogjtë e tij të adhuruar e të veçantë, që shpesh janë të pikturuar si personazhe realë e me përmasa gjigante (sa një banesë 2-katëshe).

Artisti i mirënjohur Gjergj (Skënder) Lako, humbi jetën më 14 shkurt 2016 në moshën 67- vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH