Arte

PIKTURA E DITËS: “Peisazh nga Pogradeci”- Vepër e realizuar në vitin 1972 nga artisti Skënder Lako

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: “Peisazh nga Pogradeci”- Vepër e

Piktura "Peisazh nga Pogradeci" e Skënder Lakos shfaq bukurinë e natyrës malore dhe liqenore, duke përçuar ndjenjën e thellë të dashurisë për vendlindjen. Me ngjyrat e tij të ngrohta dhe atmosferën e qetë, ai kap emocionet e një qyteti të mrekullueshëm, ku natyra dhe jeta e përditshme janë të lidhura ngushtë.

Piktori Gjergji (Skënder) Lako i përket brezit të piktorëve të përgatitur në ILA, Tiranë në fillimin e viteve ’70 të shekullit XX. Ky ishte brezi i artistëve figurativë që u edukuan nga profesorët e rinj, piktorë të diplomuar e të kthyer nga Akademitë Lindore të Artit si: Ksenofon Dilo, Sali Shijaku, Vilson Kilica,Guri Madhi, Danish Jukniu.

Ai pasi mbaroi studimet për grafikë, ishte për pak vjet pedagogu i kësaj lënde në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë e debutues në disa ekspozita kombëtare. Për arsye shëndetësore, piktori Lako vendoset në qytetin e lindjes në Pogradec, ku vazhdoi të krijonte deri në fund të jetës.

Gjergj Lako ishte piktor grafist, por ai kryesisht trajtoi gjininë e pikturës së vajit duke pikturuar peizazhin nga natyra dhe kompozime kryesisht lirike. Trajtoi kryesisht ciklin e qytetit të tij të lindjes – Pogradecit. Në peizazhet mbi Pogradecin piktori Lako fillimisht ndjek rrugën e peizazhistëve të traditës shqiptare.

Ky cikël veprash mund të jetë dhe vizioni poetik i qytetit, duke krijuar imazhin më fantastik të tij, ku pothuajse mungon figura e njeriut, por paraqitet imazhi i një qyteti të mbuluar nga zogjtë e tij të adhuruar e të veçantë, që shpesh janë të pikturuar si personazhe realë e me përmasa gjigante (sa një banesë 2-katëshe).

Artisti i mirënjohur Gjergj (Skënder) Lako, humbi jetën më 14 shkurt 2016 në moshën 67- vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH