Arte

PIKTURA E DITËS: "Portreti i mbesës sime, 1932"- Një punim i veçantë nga Kolë Idromeno

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Portreti i mbesës sime, 1932"- Një

Në portretin më lart të realizuar në vitin 1932, Kolë Idromeno ka kapur me delikatesë dhe realizëm portretin e mbesës së tij, duke theksuar shprehjen dhe natyralitetin e saj. Ngjyrat dhe dritat janë përdorur për të nxjerrë në pah karakterin dhe bukurinë e subjektit, duke krijuar një imazh të ndjeshëm dhe të gjallë.

Kolë Idromeno mbetet një nga artistët më të rëndësishëm dhe të kompletuar që vendi ynë ka patur ndonjëherë, pasi përveçse si piktor, Idromeno njihet si skulptor, arkitekt, inxhinier, fotograf, muzikant e shumë të tjera.

Ai lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër. Mban titullin “Piktor i Popullit”. Ishte i pari që realizoi shfaqjet kinematografike në Shqipëri, 1919. Është themeluesi i shkollës realiste të pikturës shqiptare të shekujve XIX-XX.

Thuhet se familja e tij ishte nga më të njohurat e Pargës në Çamëri. I ati, Arsen Idromeno, kishte ardhur në Shkodër nga ishulli Hidro i banuar nga arbëreshët e Greqisë. Kola filloi të pikturonte që kur ishte fëmijë; mësime për vizatim i mori duke qëndruar pranë fotografit të njohur të qytetit, Pietro Marubi, i cili e ndihmoi Kolën për të ndjekur studime për pikturë në Venecia.

Por, i pa mësuar me disiplinën në shkollë, pas 6 muajsh, Kola braktis mësimet dhe fillon të punojë pranë piktorëve dhe artistëve vendas. Pasi u kthye në Shkodër, më 1871, ai realizon pikturat e para; një prej të cilave “12 luftëtarët e Pargës në lundër” në përkujtim të largimit të paraardhësve nga Parga drejt Himarës.

Nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20, pikturat e Idromenos u shfaqën në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare si në Budapest, Romë, Bari, Nju Jork etj. 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH