Arte

PIKTURA E DITËS: "Njohje me shikim të parë"- Vepër nga Agim Sulaj e realizuar në vitin 1985

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Njohje me shikim të parë"- Vepër

Agim Sulaj ka lindur në vitin 1960 në Vlorë. Studimet e shkollës së mesme i ka bërë në vitin 1978.

Në moshën 19 vjeç fiton çmim të parë në revistën e mirënjohur të kohës së komunizmit ‘’Hosteni’’, revistë që kritikonte aq sa mundte fenomenet e shtrembëruara të kohës. Në këtë kohë ai është student i Arteve të Bukura në Tiranë dhe i përfundoi ato në vitin 1985.

Ashtu si Bronzino ai është kultivuar si detajist, në të njëjtat pasione si detajisti i rilindjes italiane, por me një realizëm bashkohor sa dhe i thellë në artin e vet. Ai nuk i ndahet detajit, dhe kjo rrugë ka marrë përparësi për të shpallur një qartësi të plotë të portreteve ku ai do të detajojë. Ai merret me idetë dhe dukuritë shoqërore. Në pikturat e veta ai përdor mirë ngjyrat e zëna si dhe të ndezura, por mjeshtërinë e vet ka më shumë grafitin.

Trajton tema nga më të ndryshmet, nga e thjeshta tek esencialja, nga personalitetet më të shquara futet në botën fëmijërore, në aspektin psikologjik futet në ndrydhje, psikozat shoqërore dhe individuale, tema shoqërore, subjektet e para trajtojnë servilizmin, thashethemet, nuk lë pas edhe natyralizimin si dhe mesazhin që duhet të përçojë ky mesazh. Formimi i tij në dy fronte, si në pikturë dhe ne karikaturë është një arsenal që ai nuk e lë por e përdor mirë.

Krah ekspozitave të ndryshme që ai ka qenë pjesmarrës në botë si në shumë ekspozita në Itali, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Hungari, Poloni, Bullgari, Luksemburg, vjen rregullisht edhe në Shqipëri. Gjithashtu ai ka dhe një shumësi çmimesh në karrierën e vet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH