Arte

PIKTURA E DITËS: “Mic Sokoli”- E realizuar nga Sali Shijaku në vitin 1969

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: “Mic Sokoli”- E realizuar nga Sali Shijaku

Më 20 prill 1881, në betejën tek fshati Slivovë të Ferizajt, u vra Mic Sokoli, një figurë e madhe nacionaliste shqiptare dhe luftëtar trim nga Malësia e Gjakovës.

Gjatë kësaj beteje Mic Sokoli vuri re se luftëtarët e Lidhjes së Prizrenit po bombardoheshin nga një pozicion i fortë. Me të kuptuar se do të ishte e pamundur të vriteshin ushtarët osmanë që përdornin topat, Sokoli do të shty gjoksin e tij kundër një topi dhe në këtë mënyrë do të pësonte lëndime vdekjeprurëse, por përpjekjet e tij do të siguronin që topi të fillonte të binte tatëpjetë.

Akti i trimërisë së Mic Sokolit i motivoi bashkëluftëtarët e tij për të vazhduar betejën dhe ky akt kujtohet sot. Ai ishte 42 vjeç kur vdiq dhe la pas gruan dhe dy fëmijët, një vajzë dhe një djalë.

Figura e artistit Sali Shijaku (12 mars 1933 - 24 shtator 2022) është një nga figurat madhore të arteve pamore shqiptare.

Ai krijoi vlera artistike që ndikuan në modernizimin e pikturës shqiptare të viteve 1965 -1980. Shijaku ishte piktor kolorist, dekorativ dhe krijuesi i kompozimeve, një figurë shembull në artin piktorik shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX.

Shteti shqiptar e ka vlerësuar dhe nderuar kontributin e artistit me mjaft çmime dhe i ka akorduar disa Çmime Republike. Në vitin 1969 ai mori titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 “Piktor i Popullit”.

 

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH