Piktura e realizuar nga Vlash Droboniku
Lojërat Olimpike Paris 2024 u hapën zyrtarisht me një ceremoni të mbajtur përtej lumit Seine, ku do të zgjasin deri më 11 gusht 2024, duke sjellë një përzierje të jashtëzakonshme të sportit, kulturës dhe traditës në kryeqytetin francez dhe në disa rajone të tjera të Francës.
Ky edicion olimpik, që do të jetë edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike Verore, pritet të ofrojë një spektakël të paharrueshëm për ata që janë pasionantë për sportin dhe për ata që duan të përjetojnë atmosferën e veçantë të këtij eventi të madh.
329 ngjarje do të zhvillohen gjatë Lojërave Olimpike Verore 2024 që do të zgjasin 19 ditë, nga 26 korriku deri më 11 gusht.
Në Lojërat Olimpike Paris 2024 marrin pjesë mbi 10.500 atletë që garojnë në 32 sporte, duke synuar të fitojnë 329 medalje.
Vlash Droboniku ka krijuar një vepër të veçantë për Lojërat Olimpike Paris 2024, që ngjall një ndjenjë të thellë të sportit dhe kulturës. Piktura e tij përshkruan një panoramë të gjallë dhe dinamike të një qyteti që është gati të presë dhe të festojë garat olimpike. Në këtë vepër, Droboniku ka përdorur ngjyra të ndritshme dhe kompozita të guximshme për të kapur energjinë dhe entuziazmin e ngjarjeve sportive, duke përfshirë figura të sportistëve në pozita të ndryshme garuese që shprehin forcën dhe gritetin.
Elementët e Parisit, si Kulla Eiffel e integruar në sfond, duke ndihmuar në krijimin e një ndjenje të lidhjes dhe identitetit lokal.
Vlash Droboniku një emër i mirënjohur, piktor dhe regjisor i shquar i filmit të animuar shqiptar, “Artist i Merituar”. Një ndër themeluesit e filmit vizatimor shqiptar. Kreu studimet e mesme në liceun "Jordan Misja" e ato të larta në Akademinë e Arteve, ku u diplomua për Grafikë Ilustrative. Karriera e tij do të vijonte në Televizionin Publik Shqiptar me filmat vizatimorë, duke i dhënë privilegjin e të qenurit një ndër pionierët e kësaj gjinie në vendin tonë.
Vlash Droboniku ka realizuar një seri filmash, ndër ta “Wengeance”, “Dreams of New Century”, “Litlle Cinema”, “Dreams and reality” dhe “New York sky” (2005) mbi tragjedinë e 11 shtatorit në Amerikë.
Shumë peizazhe, tablo e portrete ka pikturuar ndërkohë ai dhe pjesa më e madhe e tyre sjellin mallëngjimet e zemrës së emigrantit prej vendit nga iku, Shqipëria e tij e shtrenjtë dhe e paharruar.
Në vitin 1997 në degën e Artit të filmit në universitetin e Millwauke, falë përvojës dhe sukseseve që kishte arritur me filmat e tij vizatimorë në Shqipëri, ai mori drejtimin e klasës së animacionit dhe realizoi filmat “What our eyes have seen” (Çfarë sytë tanë panë) dhe “Van Gogh”, të dy filmat me teknikën e xhirimit elektronik: filmi i parë sillte skenat e tmerrshme të një pushtimi të egër, ndërsa filmi i dytë ishte konceptuar si një paraqitje e lodrim imazhesh mes disa prej pikturave më të njohura të artistit të madh holandez.
Që të dy filmat u përzgjodhën për në seksionin e film-marketingut amerikan në Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit në Annecy, Francë, 1999.