Arte

PIKTURA E DITËS: "Drejt Vlorës heroike!" Momenti i mbërritjes së Isa Boletinit - Nga Ismail Lulani

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Drejt Vlorës heroike!" Momenti i

Është përshkruar në këtë vepër momenti i mbërritjes në Vlorë, pas udhëtimit maratonë dhe historik të Isa Boletinit dhe i patriotëve të udhëhequr prej tij. "Drejt Vlorës heroike"- titullohet piktura e Lulalit.

Ismail Lulali ka portretizuar me mjeshtëri momentin kulminant, atë të mbërritjes në Vlorë bashkë me sakrificën e etërve të kombit për lirinë, të cilën gëzojmë ne sot.

Mes të tjerëve edhe fëmijë të gëzuar që dolën t’i presin në Vlorë aty ku më 28 nëntor 1912 u ngrit flamuri i Pavarësisë shpjegon pikërisht atë që vetëm një artist origjinal mund ta shpjegojë përmes veprës së tij; domethënien që ka ky moment historik për mbarë kombin dhe për brezat e ardhshëm.

Ismail Lulani lindi më 1933 në Tuz, Mal të Zi. Në moshën 9 vjeçare së bashku me familje vendoset në qytetin e Shkodrës. Në vitin 1967 mbaron Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e tij e diplomës “Ded Gjo Luli me trima”, u vlerësua mjaft nga kritika e kohës. Emërohet dhe punon si profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vendoset me dëshirën e tij në qytetit e Shkodrës ku punon si profesor në Liceun artistik të këtij qyteti deri sa del si piktor në krijimtari të lirë.
Për meritat e tij ai është nderuar me çmime dhe tituj të kalibrit të lartë:
Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë “Piktor i Popullit”
I është akorduar titulli “Naim Frashri I klasit të Parë”
Në vitin 1999 në Biennialen e Romës për Artet Visive merr çmimi i dytë dhe i jepet medalja e argjentë, me tabllon (Ikja në Egjipt)

Ismail Lulani morri pjesë në të gjitha ekspozitat lokale që u zhvilluan në qytetin e Shkodrës si dhe ato kombëtare që u zhvilluan në Tiranë. Rreth 20 punime të tij ndodhen në arkivat e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe shumë të tjera pronë e galerive e muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Piktori Ismail Lulani ndërroi jetë më 6 tetor të 2002 duke mbetur një nga emrat më të respektuar të Shkodrës dhe një nga emrat më të shquar në historinë e artit shqiptar.

Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli “Krenaria e Shkodrës” i cili iu dorëzua të shoqes së artistit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH