Arte

PIKTURA E DITËS: “Dimri në Korçë"- Nga Vangjush Mio, lidhja e pashkëputur e artistit me vendlindjen

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: “Dimri në Korçë"- Nga Vangjush

Vangjush Mio konsiderohet impresionisti më i përkryer shqiptar i shekullit të XX-të.

Nga Korça nuk iu nda asnjëherë shpirti.

Liberale.al ka përzgjedhur pikërisht sot pikturën e realizuar nga artisti në vitin 1942, ku ai ka pasqyruar në veprën e tij një periudhë të veçantë të qytetit të lindjes.

I formësuar mirë si artist, nga dy shkolla arti të ndryshme, e Bukureshtit dhe e Romës, por shumë të rëndësishme në formimin e tij si artist, pas studimeve të larta, u kthye në Korcën e tij të dashur, të kulturuar dhe artdashëse, ku krijoi studion e punës dhe iu përkushtua pikturës.

Nga viti 1920 deri në 1924 studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë dhe në vitet 20 udhëtoi në të gjithë Italinë.

Kur u kthye në Korçë, qyteti më i kulturuar dhe më i zhvilluar i asaj kohe në Shqipëri, ai krijoi shoqatën e arteve të bukura dhe në raste të ndryshme ekspozoi punimet e tij, duke u kthyer në një nga piktorët më të famshëm shqiptarë të asaj periudhe.

Nga viti 1934, ai ishte gjithashtu mësues vizatimi në liceun francez të qytetit.

Mbi 400 piktura të tij ruhen në muze dhe galeri arti në Tiranë dhe Korçë, veçanërisht në shtëpinë e tij në Korçë, e cila tashmë shërben si muze.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH