Arte

Në cilën moshë kemi vetëbesim më të lartë?

Shkruar nga Liberale
Në cilën moshë kemi vetëbesim më të lartë?

Gjatë adoleshencës, është e natyrshme të ndihesh shpesh i/e pasigurt, të kesh frikë për gjërat që do të bësh, nga frika se do të dukesh çuditshëm apo ndryshe në sy të të tjerëve. Teksa rritemi, aty rreth të 20-ve, kemi ndjesinë e nivelit më të lartë të vetëbesimit. Në fakt, studimet e kryera flasin ndryshe. Në një studim të vitit 2020 ku u analizuan 165,000 pjesëmarrës, u arrit në përfundimin se niveli i vetëbësimit në të 20-at tonë nuk është ai më i larti.

Vetëbesimi fillon të krijohet dhe rritet nga mosha 4-11 vjeç. Një nga arsyet është se fëmijët nisin të ndihen gjithnjë e më shumë të pavarur gjatë këtyre viteve. Fillojnë t’i bëjnë gjërat vetë, janë më kureshtarë dhe kjo ndikon në rritjen e sigurisë te vetja. Gjatë adoleshencës, niveli i vetëbesimit nuk ndryshon.

Madje, ka disa studime më të vjetra në kohë që thonë se gjatë kësaj periudhe vetëbesimi tek adoleshentët fillon të bjerë. Ndryshimi i ambientit të shkollës, ndryshimet fizike dhe emocionale ndikojnë ndjeshëm te siguria dhe vetëbesimi.

Nga mosha 15 vjeç e sipër, vetëbesimi nis dhe rritet në mënyrë drastike përgjatë gjithë periudhës së rritjes. Gjatë kësaj kohe ne zhvillojmë më mirë cilësitë e karakterit tonë, jemi më të përgjegjshëm për çfarë bëjmë dhe themi, më të qëndrueshëm emocionalisht dhe marrim role të caktuara në shoqëri. Përfshirja në një lidhje, fillimi i një pune apo prindërimi janë ngjarje që na bëjnë të maturohemi dhe rrjedhimisht, përmirësojnë sigurinë në vete.

Në ç’moshë vetëbesimi arrin kulmin?

Nga mosha 60-70 njeriu është në kulmin e vetëbesimit të tij. Pas kësaj moshe nis rënia dhe studimet kanë treguar se në të 90-at ulet ndjeshëm. Kjo lidhet e faktin që shumica e njerëzve mund të kenë humbur partnerin/en apo rolet e tyre sociale. Fatkeqësisht, kjo mund të shkaktojë edhe depresion, apo çrregullime të tjera që dëmtojnë mirëqënien.

Nivelet e vetëbesimit mund të ndryshojnë

Sigurisht një ndjesi e tillë s’është gjithmonë në të njëjtin nivel, pasi varet nga ngjarjet që ndodhin në jetën tonë. Suksesi në punë, në jetën personale, eksperiencat stresuese dhe gjithçka tjetër ndikojnë në sigurinë te vetja, prandaj moshat e lartpërmendura nuk vlejnë njësoj për këdo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH