Arte

Më e dëmshme se pirja e duhanit, diabeti dhe sëmundjet e zemrës është mungesa e aktivitetit fizik

Shkruar nga Liberale

Më e dëmshme se pirja e duhanit, diabeti dhe sëmundjet e

Dr. Wael Jaber, kardiolog deklaron se mungesa e formës fizike ka prognozë më të keqe sesa të pasurit hipertension, të qenit i diagnostikuar me diabet apo të jeni duhanpirës.

Jaber thotë se hulumtuesit tani duhet t’ua përcjellin rreziqet popullsisë së përgjithshme se mungesa e aktivitetit fizik duhet të konsiderohet faktor rreziku po aq shumë sa hipertensioni, diabeti dhe pirja e duhanit.

“Duhet të trajtohet pothuajse si sëmundje që e ka vetëm një ilaç: ushtrimet fizike”, ka thënë Jaber.

Ndërkaq Dr. Jordan Metzl, doktor sportiv dhe autor i librit: “The Exercise Cure” ka thënë se: “Sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti janë sëmundjet më të shtrenjta në SHBA.

Ne shpenzojnë më shumë se 200 miliardë dollarë në vit duke i trajtuar këto sëmundje dhe komplikimet që ato i shkaktojnë. Në vend se të paguajmë shuma të mëdha për tretman të sëmundjeve, ne duhet t’i inkurajojmë pacientët dhe komunitetet të jenë më aktivë dhe të stërviten çdo ditë”.

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH