Arte

IN MEMORIAM/ Përkujtohet ditëlindja e parë pa Mirush Kabashin, aktori do të festonte 77-vjetorin e lindjes

Shkruar nga Liberale

IN MEMORIAM/ Përkujtohet ditëlindja e parë pa Mirush Kabashin,

Aktori i mirënjohur shqiptar, i ndjerë, Mirush Kabashi do të festonte  77 vjetorin e lindjes një ditë më parë. Mjeshtri i madh i filmit dhe teatrit shqiptar u nda nga jeta më 5 dhjetor 2023, pas një sëmundje të rëndë. 

Në ditën e tij të lindjes, të afërm, miq e artdashës kujtuan aktorin që la gjumë në skenën e teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

IN MEMORIAM/ Përkujtohet ditëlindja e parë pa Mirush Kabashin,

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948. Ai ka interpretuar rreth 100 role, në teatër dhe në kinema dhe është një ndër të paktët artistë që preku skenat ndërkombëtare, në një kohë kur për artistët shqiptarë diçka e tillë dukej e pamundur.

IN MEMORIAM/ Përkujtohet ditëlindja e parë pa Mirush Kabashin,

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Disa nga filmat e tjerë ku ka luajtur Kabashi janë: “Ne dhe Lenini”,  “Nata”, “Edhe ashtu edhe kështu”, “Binarët”, “Zëvendësi i grave”, “Nxënësit e klasës time”, “Shoqja nga fshati”, “Zani partizani”, “Emblema e dikurshme”, “Radiostacioni” etj.

IN MEMORIAM/ Përkujtohet ditëlindja e parë pa Mirush Kabashin,

Gjithashtu Mirush Kabashi do të mbahet mend gjatë për rolet e tij në kinematografinë shqiptare, si dhe për interpretimet rrëqethëse në skenë, që kur dëgjohen të mbushin plot me emocion si në momentin e parë.

IN MEMORIAM/ Përkujtohet ditëlindja e parë pa Mirush Kabashin,

Në nder të figurës së tij, aktiviteti i organizuar në Tiranë me rastin e ditëlindjes së aktorit do të mbahet mbrëmjen e kësaj të premteje në Shkodër dhe më 23 prill do të vijojë në Gjakovë, ku aktori mbylli karrierën e tij, pesë muaj përpara se të mbyllte sytë përgjithmonë./ LIberale.al/

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH