Sot, më 23 janar 2025 bëhen dy vjet nga ndarja e jetes së Daut Berishës, mjeshtrit të madh shqiptar, në pikturë dhe skulpturë, me një karrierë mbresëlenëse giysmeshekullore në kryeqytetin botëror të artit Paris, Francë.
Daut Berisha u lind më 1946 në Pejë, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. U diplomua në Akademinë e Arteve Aplikative në Beograd, ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në Paris.
Prej vitit 1973 mori pjesë në ekspozita të përbashkëta më piktorët francezë, sidomos në “Grande Palais” dhe në galerinë “Ires Clert” të Parisit.
Foto 1: Mjeshtri Daut Berisha me Grace Jones, kengëtaren, kantautoren, modelen dhe aktoren xhamajkane, gjatë viteve '80.
Foto 2: Portreti i nënës. Vaj në dru.
Foto 3: Portreti i Skënderbeut, dhuratë Presidentit Ibrahim Rugova nga miku i tij i ngushtë Daut Berisha.
Foto 4: Gruaja në blu./Liberale.al/