Arte

FOTO HISTORIKE/ “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” 10 Qershor 1878

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” 10 Qershor 1878

Më 10 qershor 1878, përfaqësues nga paria e katër Vilajeteve, u mblodhën në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, për të ngritur një platformë si kundërpërgjigje ndaj vendimeve të marra në Traktatin e Shën Stefanit. Lidhja e Prizrenit u themelua në këtë ditë, e nxitur nga rrethanat specifike të vitit 1878, kur shqiptarët mblodhën një Asamble Kombëtare me qëllim bashkimin e Shqipërisë. Qëllimi kryesor i Lidhjes ishte krijimi i një shteti shqiptar që do të përfshinte vilajetet e Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës.

FOTO HISTORIKE/ “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” 10 Qershor 1878

Asambleja u drejtua nga Iljaz Pashë Dibra, ndërsa programi politik u hartua nga intelektualë të shquar shqiptarë si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Abdyl Frashëri, Jani Vreto dhe të tjerë.Lidhja e Prizrenit ishte organizata e parë mbarëkombëtare që mbrojti fuqishëm pavarësinë, lirinë dhe unitetin e popullit shqiptar, duke shënuar një hap të rëndësishëm në historinë e ndërtimit të shtetit shqiptar.

Përgatiti : Hemelita Boriҫi

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH