Hapet në Galerinë e Arteve në Shkodër ekspozita “Të ndjesh pamjen” e piktorit Besim Tula, i cili u nda nga jeta 4 vite më parë, për shkak se u prek nga Covid.
Në 75-vjetorin e lindjes, 27 vepra erdhën në këtë ekspozitë me kuratore vajzën e tij Era Tula, e cila zgjodhi Shkodrën, qytetin e lindjes së artistit.
Në ekspozitë morën pjesë shumë nga miqtë e tij artistë, të tregojnë vlerat që mbarte Tula në pikturë, me një vizion dhe estetikë.
Kjo ekspozitë me veprat e piktorit të ndjerë Besim Tula do të jetë e hapur në Galerinë e Arteve në Shkodër deri më datën 28 Shtator.