Arte

12 -vjeçarja nga Durrësi mahnit me interpretimin e “Back to Black” të Amy Winehouse

Shkruar nga Liberale

12 -vjeçarja nga Durrësi mahnit me interpretimin e “Back to

Me zërin e kristaltë, Kejtlin Gjata, 12 vjeçarja nga Durrësi impresionoi me interpretimin e këngës së famshme “Back to Black” të këngëtares britanike Amy Winehouse në një prej puntatave të emisionit muzikor “Na ishte njëherë muzika”.

Autori i emisionit, kantautori dhe kompozitori Gjergj Leka, gjithnjë në zbulim të talenteve të rinj, u ka kushtuar një rubrikë këtyre zërave që presin të njihen nga publiku në sezonin veror të emisionit shumë të ndjekur në televizionin News 24.
Duke e nisur pasionin e saj për këngën që në moshë fare të vogël, kur ishte në kopësht, Kejtlin befasoi publikun edhe në edicionin e katërt të festivalit “Festa e Këngës Shqiptare”, organizuar gjithashtu nga Gjergj Leka.

Kejtlin Gjata ka përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin e Këngës për të Rinj në Eurovision në vitin 2022, me këngën “Pakëz diell”. Kejtlin ka pasus sukses në konkurse e festivale për fëmijët. Ajo është shprehur se i pëlqejnë musical-et dhe të aktrojë gjithashtu.

Më herët ajo ka realizuar edhe një cover mbresëlënës të këngës “Voilà” kënduar nga francezja Barbara Pravi në edicionin e vitit 2021 të festivalit në Eurovision, ku shpërfaqi vokalin e saj të fuqishëm.

Në këtë edicion veror të “Na ishte njëherë muzika”, vera do të jetë e mbushur edhe me talente të reja që do të sjellin përmes vokaleve të tyre këngë nga gjigantë të muzikës botërore me një frymë të freskët dhe moderne, si në një duet me yjet që kanë lënë shenjë në histori.

 

 

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH