Aktualitet

Macron i zhgënjyer me shqiptarët: Ne iu dhamë mirëbesim, ata...

Shkruar nga Liberale
Macron i zhgënjyer me shqiptarët: Ne iu dhamë mirëbesim,

Takimi i shumëpritur Macron-Merkel ditën e djeshme në Tuluzë të Francës, nuk rezultoi pozitiv për Shqipërinë. Kancelarja gjermane nuk arriti ta bindë presidentin francez që të heqë veton ndaj hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Pas takimit, ata mbajtën një konferencë, ku Emmanuel Macron sqaroi qartë arsyet se pse po e refuzon Shqipërinë.

Dua të them, se ashtu si Kancelarja, mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Evropën. Mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar, më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme. Kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë, përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend.

Unë ndaj të njëjtit vizion gjeopolitik dhe strategjik me Kancelaren gjermane, dua t’u dërgoj një sinjal pozitiv këtyre shteteve, por duke parë këtë gjë, më çon seriozisht për t’u thënë atyre: këtë herë jemi ne që kemi nevojë për pak më shumë kohë për të bërë gjërat me qetësi”, tha Presidenti Macron./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH