Aktualitet

Londra thirrje në rrjete sociale shqiptarëve: Mos emigroni

Shkruar nga Liberale
Londra thirrje në rrjete sociale shqiptarëve: Mos emigroni

Britania e Madhe ka nisur një fushatë reklamuese sensibilizuese që synon pengimin e shtetasve shqiptarë të emigrojnë në mënyrë të jashtëligjshme nëpërmjet kanalit të La Manshit drejt ishullit.

Reklamat, do të shfaqen në shqip në Facebook dhe Instagram duke i paralajmëruar shqiptarët se do të përballen me dëbimin e menjëhershëm nëse bëjnë udhëtimin.

Qeveria tha se fushata, duke filluar javën e ardhshme, do t’i bëjë të qarta rreziqet me të cilat përballen emigrantët.

Fushata pason projektligjin e qeverisë për migrimin e paligjshëm, i cili synon të dërgojë azilkërkuesit që mbërrijnë në Britani në një vend të tretë siç është Ruanda.

Projektligji, aktualisht në Dhomën e Lordëve, është përballur me reagime nga figura publike dhe aktivistë, përfshirë Kryepeshkopin e Canterbury-t, të cilët argumentojnë se ai është edhe i pazbatueshëm dhe moralisht i papranueshëm.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH