Aktualitet

"Lindita Nikollën e paskan fshehur sot", Topalli: Në 3 mars dilni në shesh

Shkruar nga Liberale
"Lindita Nikollën e paskan fshehur sot", Topalli: Në 3 mars

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë pjesë sot në protestën e organizuar nga "Rithemelimi" para Kuvendit.

Ajo ironizoi sot mungesën në seancë plenare të kryeparlamentares Lindita Nikolla.

“Kryetarin e Parlamentin e paskan fshehur sot. Kur ishin në opozitë merrnin mikrofona e artopolanta, por asnjë nuk i përjashtonte nga parlamenti. Përballja me krimin nuk është e thjeshtë, por nuk është e pamundur. Përballja me fuqinë e korrupsionit, nuk është e thjeshtë, por nuk është e pamundur. Mjafton që të vendosim që ky vend të mos shpopullohet më. Mjafton të vendosim të protestojmë. Ka vetëm një mënyrë, duke protestuar fiton. Duke protestuar në shesh fiton të drejtën e dinjitetit”, tha Topalli.

Ajo tha se, në datën 3 mars "Rithemelimi" do të bëjë protestë më të madhe.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH