Letërsi

"Leteratura" hapet sot me: Të lexosh mendjen ediktatorit

Shkruar nga Liberale
"Leteratura" hapet sot me: Të lexosh mendjen ediktatorit

Suplementi Leteratura hapet këtë të hënë me titullin “Të lexosh mendjen e diktatorit”.

Në rubrikën “Shkrimtarja”, Shpëtim Doda vjen me shkrimin me titull “Kryqi i diktatorit”, një roman nga Mira Meksi.

“…duke u nisur që nga titulli i këtij romani, me siguri që do të ndihet i befasuar madje edhe ai lexues që i ka ndjekur në vijimësi zhvillimet dhe prurjet e Letrave Shqipe, ku Mira Meksi gëzon tashmë një status kulturor gjithnjë e në rritje, duke u shpërfaqur pjesë e kanonit të kësaj letërsie dhe duke luajtur një funksion të rëndësishëm përfaqësues brenda saj.”

Në rubrikën Kritika”, Roland Gjoza sjell një vështrim mbi shkrimtarin Ismail Kadare dhe romanin e tij “Kukulla”.

“Nuk e di si më ndodhi, po në vend që të merrja me vete në tren një tregim të Floberit, kisha marrë Kukulla, romanin e fundit të Kadaresë. Po shkoja në Manhattan, Doën Toën, Battery Park. Treçerek orë udhëtim. Mbeta i mahnitur. Jo, s’mund të ketë në botë një roman për nënën, kaq të veçantë sa Kukulla.”

Në rubrikën “Mendimi” shkrimtari Loer Kume vjen me shkrimin“Seks dhe gjak botës qark”, një analizë mbi atë se çfarë po ndodh rreth botës me vlersimin mbi kulturën.

“Njerëzit e sotëm moralistë, dënojnë, Joker dhe dhunën në film, dënojnë Kevin Spacey, dënojnë Harvey Ëeinstein, duartrokasin Polanskin dhe i japin Oskar, duartrokasin Handke dhe i japin Nobelin.”

Më tej Alion Çaçi vjen me titullin“Shkrimtari i ri në Shqipëri”, një vështrim mbi atë se çfarë ndodh sot me shkrimtarin e ri, vështirësitë dhe mungesën e vlerësimit që ai has në tentativë për të formësuar veten.

“Kështu pra, shkrimtari i ri nuk duhet parë me përbuzje. Nuk duhet parë si rreckaman. Përkundrazi, duhet parë me lupë sepse janë kohë të vështira, në të cilat shumë njerëz kanë nevojë të dëgjojnë muzikë të keqe dhe shumë pak kanë nevojë të lexojnë. Por një gjë i bashkon: të gjithë kanë nevojë të shprehen.”

Tobias Xhaxhiu vjen me shkrimin “Fundi i një romancieri misterioz” rreth romanit “Hija e erës”, të Carlos Ruis Zafon./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH