Aktualitet

"Lërini njerëzit rehat në punët e tyre", Luiz Ejlli reagon i irrituar pasi i mbyllën Instagramin, e kallëzon rastin në polici

Shkruar nga Liberale

Fama e madhe vjen me disa kosto, të vendos në qendër të vëmendjes, e nga ana tjetër të bën edhe më të sulmuar. I tillë është edhe fati i këngëtarit Luiz Ejlli, personazhit që theu kufijtë gjatë Big Brother Vip Albania, jo vetëm me humorin e tij, por edhe me historinë e dashurisë me moderatoren Kiara Tito, dashuri që lindi nën vëzhgimin e kamerave dhe po vazhdon edhe jashtë, ndërsa çifti janë në pritje të një vajze.

Por ndërkohë që jeta e tyre vijon mes sukseseve, punëve e angazhimeve, duket se kanë shqetësime të reja. Llogaria e artistit në Instagram, e cila u bë mollë sherri edhe gjatë BBV, është hakërrua dhe mbyllur. Ka qenë vetë Luizi që ka lajmëruar këtë nëpërmjet Instagramit të Kiarës, duke thënë se po punon për ta rihapur, duke bërë edhe një thirrje për 'sulmuesit' e tij, që ta lënë të qetë pasi nuk do të fitojnë gjë.

Sipas raportimeve të fundit, ai e ka çuar rastin në polici dhe e ka kallëzuar në sektorin e krimit kibernetik. “Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat," u shpreh Luiz Ejlli.

Kjo është hera e tretë që këngëtarit të njohur i mbyllin profilin e tij zyrtar në Instagram dhe për të parën herë ai ka ndërmarrë nismë ligjore.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH