Sot është dita e dytë radhazi që në spitalet COVID nuk ka asnjë pacient të intubuar. Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, u njoftua se 7 pacientë janë në terapi intensive, por asnjë në intubim.
Prej disa ditësh shifrat e infektimeve në vendin tonë janë shumë të ulëta, teksa në 24 orët fundit u regjistruan 39 raste të reja dhe 2 viktima.
Dibra dhe Kukësi janë dy qarqet me më pak raste aktive, respektivisht 37 dhe 42, ndërsa Tirana është qarku me numrin më të lartë, pasi 5032 qytetarë vijojnë të luftjnë me koronavirusin.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5032
Shkodër 250
Fier 160
Korçë 209
Gjirokastër 197
Durrës 106
Vlorë 143
Elbasan 113
Lezhë 102
Berat 77
Kukës 42
Dibër 37