Globi

La në mes" Grande Fratello" pas takimit me të atin, shqiptarja zbulon arsyen pse iku nga reality show: Jam tronditur...

Shkruar nga Liberale
La në mes" Grande Fratello" pas takimit me të atin,

Heidi Baci, shqiptarja e cila doli nga shtëpia e famshme "Grande Fratello", pas takimit që pati me babain e saj, u kthye në kryefjalë në medien rozë në Itali. tre ditë pas daljes nga "GF", 26 vjeçarja ka thyer heshtjen, duke sqaruar dhe  aryset që e çuan në marrjen e këtij vendimi.

Disa e konsideruan të gabuar zgjedhjen e 26-vjeçares, e cila e ndikuar nga gjykimi i të atit braktisi papritur reality show-n. Të tjerë, megjithatë, u përpoqën të kuptonin nevojën e Heidit për t'u kthyer tek e ëma, e cila, sipas asaj që deklaroi babai i saj, po e përjetonte keq njohjen e vajzës së saj me konkurrentin, Massimiliano Varrese.

"Dalja ishte e vetmja gjë për të bërë. Në jetë ka prioritete".- ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale.

"Në periudhën e fundit në shtëpi kam shfaqur shenja hezitimi, jam tronditur dhe dyshoj që prindërit e mi kanë përjetuar disa peripeci të ditëve të fundit me shqetësim, sidomos nëna ime ”, shkruan Heidi e cila mundohet të shpjegojë arsyen e vendimit të saj.

"Nuk mund të hyj në detaje dhe t'ju jap shpjegime të tjera, situata është ende delikate. Mund t'ju them vetëm se e kuptova gjestin e babait tim . Më vjen shumë keq që nuk munda të them lamtumirë, por me kaq. Momenti i daljes ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë. Në jetë ka prioritete dhe familja ime kishte nevojë për mua . Ju përqafoj, shihemi së shpejti".- ka përfunduar ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH