Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se nesër mbahet një tubim nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij dhe jo një Kuvend Kombëtar. Bardhi ka theksuar se nesër deputetë që janë rreshtuar krah Berishës kanë për qëllim të krijojnë rrëmujë.
“Një pakicë e caktuar ka për qëllim të bëjë rrëmujë. Bëhet fjalë për kolegë të mi në PD. Me në krye deputetët që janë rreshtuar. Rrëmuja do mbarojë. Nuk i kam dëgjuar mbështetësit e Berishës. Nuk kam qenë kurioz” – tha Bardhi.
I pyetur nëse Kuvendi i mbledhur nga Berisha mund të shkarkojë Bashën, Bardhi e ka mohuar kategorikisht këtë gjë.
“Zero shanse për të shkarkuar Bashën. Kryetari i Partisë. Ose ¼ e kuvendit kombëtare ose ¼ e anëtarëve të Partisë. Ose me vendim të Partisë ose me vendim të Këshillit Kombëtar. Nesër kush e ka thirrur? Kush janë ? Kush i ka verifikuar?” – tha Bardhi në ABC.