Zbulohet identiteti i 19-vjeçarit shqiptar nga Kosova i cili u vra me thikë në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.
Bëhet fjalë për të riun Shqipron Muçiqi, i cili mbeti i vrarë në rrethana ende të paqarta në fshatin Batrovc.
Sipas medieve serbe, autorët dyshohet se janë shtetas nga Afganistani. Megjithatë ngjarja mbetet ende e pazbardhur.
Familjarët kanë dhënë lajmin e hidhur në rrjetet sociale. Një dëshmitar, shofer kamioni nga Bosnja tha për mediet se kishte parë disa persona teksa sulmuan dy të rinjtë shqiptarë, ku njëri prej tyre mbeti i vrarë ndërsa tjetri arriti të shpëtojë.