Sport

Kur Shqipërinë e nderojnë të rinjtë e talentuar: 13-vjeçarja shpallet kampione Europe!

Shkruar nga Liberale
Kur Shqipërinë e nderojnë të rinjtë e talentuar:

Një sukses i madh është regjistruar në shahun shqiptar, pasi 13-vjeçarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe.

Vogëlushja shqiptare ka arritur të marrë këtë çmim pas 7 fitoreve dhe 2 barazimeve në Kampionatint e Rapidit që sapo ka përfunduar në Slloveni.

Çaku ka fituar në një kompeticion ku merrnin pjesë vajzat deri në moshën 14-vjeçare.

Shahistja shqiptare 13-vjeçarje, shpallet kampione Europe!

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Shahut me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!

13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, në Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare”, shkruan FSHSH.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH