Aktualitet

Kujdes nga lodrat me ngjyra! Mjeku: Përmbajnë plumb, i dëmshëm për shëndetin!

Shkruar nga Liberale
Kujdes nga lodrat me ngjyra! Mjeku: Përmbajnë plumb, i

Festat e fundvitit nuk mund të kuptohen pa dhuratat për fëmijët. Por lodrat shumë ngjyrëshe dhe me shkëlqime vezulluese mund të jenë të dëmshme për të vegjlit, kjo për shkak të nivelit të plumbit që përmbajnë.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti kërkon të bëhet kujdes nga prindërit, pasi vendi ynë nuk ka asnjë kontroll për këtë situatë.

“Ku ndodhet plumbi? Është tek boja që lyhen lodrat. Lodra mund të jetë plastike, dru, po boja me të cilën lyhet mund të ketë përmbajtje plumbi dhe arsyeja pse përdoret është për ta pas lodrën më të bukur. E kuptoni që përkarshi një fasade thjesht për ta pasur më të bukur lodrën, të riskosh shëndetin e fëmijës, nuk bën sens. Kjo është një arsye kyçe për të pasur kontroll në këtë drejtim, për të pasur një veprim ligjor dhe me akte nënligjore në mënyrë që këto të evitohen dhe zhduken”, tha mjeku për Euronews.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH