Aktualitet

Kryemadhi tregon operacionin shëndetësor që ka kryer para 3 javësh

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi tregon operacionin shëndetësor që ka kryer para 3

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për disa javë nuk është parë në komunikime publike dhe studio televizive dhe shkak se ka kryer një operacion.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi tha se i ishte nënshtruar një operacioni për heqjen e bajameve dhe se kjo gjë e kishte penguar edhe të fliste për pak kohë.

“Duke qenë edhe fundjavë po e ndaj me ju këtë lajm. Para 3 javësh kam hequr bajamet, që nuk hiqen në këtë moshë, por e bëra se isha e detyruar ndaj edhe më është dashur pak kohë të rikuperohem. Avantazh i mirë është që kemi humbur disa kilogramë sepse nuk hamë dhe nuk pimë, por fatmirësisht tani kam efekt të mirë në organizëm”, deklaroi Kryemadhi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH