Çështja e listave dhe mënyra si do të shkojë opozita në zgjedhje u prekën sot nga Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së. Ajo u shpreh se LSI kishte bindje te majta, ndërsa fronti opozitar kishte bindje si të majta ashtu dhe të djathta.
Kryemadhi theksoi se tashmë bashkimi I të majtës me të djathtën nuk ishte më një çështje ideologjike, por një çështje mbijetese, ku pika kryesore është çështja e integrimit Europian.
Më tej ajo u ndal në komentin e saj rreth kryeministrit, ku u shpreh se Rama në mënyrën më arrogante, harbute dhe perverse kërcet dhëmbët sikur të jetë ky po themi rreziku botëror ndaj institucioneve për të cilat shqiptarët për hir të së vërtetës kanë 30 vjet që aspirojnë për t’u bërë pjesë e këtij procesi.
Për sa i përket opozitës, kryetarja e LSI-së deklaroi se fuqia e opozitës qëndron tek bashkimi I saj, në mënyrë që të krijojnë një lehtësi për integrimin e Shqipërisë në BE, duke shkrirë së bashku anët negative me ato positive.
Gjithashtu Krymeadhi e cilësoi mbajtjen e maskës si një një detaj që i trajton qytetarët si një kafshë pa gojë dhe një shenjë përulësie./Gazeta Liberale