Aktualitet

Kryemadhi: Ja arsyet se pse Rama po ushtron presion ndaj SPAK-ut

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi: Ja arsyet se pse Rama po ushtron presion ndaj SPAK-ut

Kryeministri Edi Rama kritikoi sot Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, se nuk po vepron ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të nxjerrë jashtë sistemit nga  Vettingu.

Ai nuk la pa bërë kritikën veçanërisht ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar ashtu si shumë politikanë të tjerë nga opozita,  lidhur me deklaratën e Ramës.

Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook, tregon arsyet se pse Rama po ushtron presion ndaj SPKA-ut.

Sipas Kryemadhit Ramës i duhet të mbrojë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj nga prokuroria, për rolin e tij në aprovimin në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore, të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit

“Ja pse kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj prokurorisë speciale anti korrupsion (SPAK), e ngritur nga Reforma në Drejtësi e vitit 2016.

Atij i duhet të mbrojë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj nga prokuroria, për rolin e tij në aprovimin në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore, të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës.

Firma e Veliaj është provë e qartë korrupsioni, ndërsa presioni i Ramës ndaj drejtësisë është sulm i qartë kundër integritetit të saj. Rruga e Shqipërisë drejt BE kërkon drejtësi të pavarur dhe fundin e pandëshkueshmërisë të korrupsionit në nivelet e larta.”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH