Aktualitet

Kryebashkiaku i Pogradecit mohon arrestimin e dhëndrit: Ai është me pushime në Turqi

Shkruar nga Liberale
Kryebashkiaku i Pogradecit mohon arrestimin e dhëndrit: Ai është

Kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli, ka reaguar pas lajmit që doli në media maqedonase Alsatm, lidhur me arrestimin e dhëndrit të tij, për shkak se drejtonte një fabrikë për prodhimin dhe përpunimin e drogës.

“Nuk e di si kanë dalë këto lajme, emri i dhëndrit nuk është i përfshirë. Ai momentalisht është me pushime në Turqi”, ka thënë kryebashkiaku socialist për BW.

Në lajmin e Alsat, duke iu referuar mediave të tjera maqedonase, nënvizohej se policia ka arrestuar 10 persona, në mesin e të cilëve edhe dhëndëri i kryetarit të Pogradecit, për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.

Fabrika e drogës u zbulua mëngjesin e kësaj të enjte, brenda së cilës u gjetën 3 000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH