Ekonomi

Kriza e çmimeve/ Doganat korrin sukses, arkëtohen 107 milionë dollarë përtej planit

Shkruar nga Liberale

Kriza e çmimeve vazhdon të pakësojë të ardhurat në xhepat e qytetarëve, për shkak të rritjes së çmimeve. Por rritja e çmimeve dhe mbajtja e taksave të pandryshuara ka bërë që edhe nga doganat të tejkalohen ndjeshëm plani, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Të ardhurat nga doganat për 6 mujorin e parë 2022 janë realizuar në masën 103 miliardë lek nga 98,3 miliardë lekë të planifikuara.

Janë mbledhur rreth 4,8 miliardë lek më shumë (ose rreth 48 milionë dollarë më tepër se plani i rishikuar në rritje gjatë vitit).

Sipas të dhënave zyrtare të MF, krahasuar me planin fillestar, janë mbledhur më shumë rreth 10.7 miliardë lek më shumë (ose rreth 107 milionë dollarë më tepër).

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021 janë realizuar rreth 18.3 miliardë lek me shumë (rreth 18 milionë dollarë më shumë).

I ndikuar nga kriza e çmimeve në tregjet globale, gjashtë mujori Janar-Qershor 2022 ka realizmin më të lartë të çdo gjashtë-mujori në dogana që prej vitit 2013:

Taksa Doganore + 811 mln lek më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht nga Kina; Akciza, në total +1 miliard lek që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 151 ton, me një rezultante prej rreth 1.3 miliard lek, Birra me rreth 72 mln lek, vera me +33 mln lek si dhe indeksimi i akcizës me 3.3%.

TVSH, në total, T.V.SH-ja krahasuar me gjashtë-mujorin 2021 ka dhënë rreth 13,6 miliard lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:

+3.3 miliard lek rritje e importit te energjisë elektrike.

+2,7 miliard lek rritje e çmimit të karburantit dhe ndikimi i saj i drejt per drejt në TVSH.

+2 miliard lek rritje nga Mallrat e konsumit të përgjithshëm, etj….

+2 miliard lek rritje nga importi i Metaleve Bazë

+1 miliard lek rritje nga importi i Gazit të lëngshëm

+420 miliard lek të ardhura nga rritja e çmimit të materialeve plastike etj..

Renta +1 miliard lek për shkak të efektit të rritjes së çmimit të bursës me rreth +70%. Rritja është 650 miliard për naftën bruto dhe 350 miliard për mineraret e tjera.

FMN ka sugjeruar që qeveria të ketë prioritet shtresat më të goditura nga kriza e rritjes së çmimeve, që të nxitet konsumi, pasi përndryshe ekonomia mund të rrezikojë rënie.   /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH