Aktualitet

Kostelanick, ambasadori i ri që zëvendëson Yuri Kim?! Njohës i mirë i çështjeve ruse

Shkruar nga Liberale
Kostelanick, ambasadori i ri që zëvendëson Yuri Kim?! Njohës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, do të përfundojë mandatin në Shqipëri.

Media flasin se në vend të saj, në pozitën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, pritet të emërohet David Kostelanick.

Kostelanick njihet si njohës i mirë i çështjeve ruse. Ai aktualisht mban postin e drejtorit në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ai ka vizituar shumë herë Tiranën, prej vitesh ka zhvilluar takime me liderët politikë shqiptarë. Ai flet rusisht, shqip, turqisht dhe hungarisht.

Për ambasadoren Kim është raportuar se do të jetë kandidate për t’u bërë diplomate e re amerikane në Korenë e Jugut.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Yuri Kim së bashku me ish-komandantin e Forcave Amerikane të Koresë, Vincent Brooks, janë midis kandidatëve që do të marrin postin e rëndësishëm në Korenë e Jugut.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH