Aktualitet

Koronavirusi/ Ambasada amerikane jep lajmin e mirë

Shkruar nga Liberale

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një lajm të mirë sa i përket ndihmës në një situatë të pazakontë nga koronavirusi.

Ambasada deklaron se USAID do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19.

“??️ │ Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi. “Ky angazhim – së bashku me qindra miliona dollarë të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan – tregojnë udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë shpalljes së kësaj ndihme”, deklaron ambasada amerikane. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH