Aktualitet

Kokainë me vlerë 700 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga Liberale
Kokainë me vlerë 700 mijë euro, arrestohet shqiptari në

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ka rënë në prangat e policisë në Itali. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari është arrestuar me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

I riu u ndalua teksa ngiste makinën e tij tip Golf në një autostradë dhe pas një kontrolli të imtësishëm nga karabinierët u zbulua se po transportonte drogë.

Shqiptari kishte krijuar në makinë një vend posaçërisht për fshehjen e kokainës, të cilën e kishte ndarë në tre pjesë dhe në fund rezultoi se ishte rreth 3.5 kilogram.

Droga e gjetur, është e një cilësie të lartë dhe nëse do të hidhej në treg vlera e saj do të shkonte rreth 400 mijë Euro.

Policia pas arrestimit shkoi për kontroll dhe në banesën e të riut dhe i gjetën një sasi tjetër rreth 3 kilogram kokainë dhe 71 mijë Euro që mendohet se janë përfituar nga trafiku i drogës.

Tashmë shqiptarit i është komunikuar masa e arrestit dhe është dërguar në burgun e Sienës.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH