Këshilli i Larte i Prokurorisë ka miratuar sot me shumicë votash një prokurore për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas KLP, me shumicë votash është miratuar në mbledhjen e sotme, projektakti “Për emërimin e prokurores Doloreza Musabelliu në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar per nje mandat 9 vjecar pa te drejte riemerimi.
“Vendimi niset direkt në Presidencë ku prokurorja Musabelliu do të bëjë betimin sot në mesditë”- njofton KLP.
Kujtojmë që Musabelliu ishte ndër emrat e 15 prokurorëve të zgjedhur për të qenë pjesë e SPAK. Para disa ditësh ajo kaloi Vettingun dhe sot pas betimit merr zyrtarisht detyrën, duke u bërë kështu prokurorja më e re që i bashkohet kësaj strukture./Gazeta Liberale