Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka hapur rrugë garës për tre prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (pranë SPAK).
Aktualisht SPAK përbëhet nga 17 prokurorë dhe nëse propozimi kalon në Kuvend numri i prokurorëve të SPAK do të shkojë në 20.
Para disa ditësh KLP miratoj rregulloren e re për zgjedhjen e prokurorëve në këtë strukturë nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës i drejtuar nga Alfred Balla dhe me anëtarë Bujar Sheshi dhe Eloida Goxhi mori sot vendim për të propozuar hapjen e garës.
Seanca plenare ku do të diskutohet kjo procedurë u caktua në datën 29.09.2023 ora 10.00.
Nëse do të miratohet propozimi i KZHK-së pranë KLP-së, numri i prokurorëve pranë SPAK pas disa muajsh pritet të arrijë në 20.