Aktualitet

Kjo foto nuk ka lidhje me tërmetin që tronditi sot Shqipërinë!

Shkruar nga Liberale
Kjo foto nuk ka lidhje me tërmetin që tronditi sot

"Nëse jetoni në Bregun Perëndimor, mund ta mbani mend atë ditë", kështu e nis shkrimin Christine Cube, e cila sjell pamje nga një tërmet që ka prekur Kaliforninë.

Bashkangjitur shkrimit ajo publikon edhe një foto ku shihet një person nën gërmadha dhe pranë tij, qeni besnik i cili i prek dorën me putër.

Kjo foto u përhap me shpejtësi ditën e sotme në vendin tonë, duke u cilësuar si "Foto e Ditës", pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë në mesnatë.

Por fotoja që u bë shpejt virale nëpër rrjete sociale nuk është shkrepur në asnjë nga qytetet e dëmtuara nga tërmeti më i fuqishëm që ka goditur deri më sot Shqipërinë.

Ne po kalojmë një moment shumë tragjik si asnjëherë më parë dhe duhet sensibilizim që nuk e tregon aspak një foto e cila po dezinformon! Shkrimin dhe foton origjinale e gjeni KËTU./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH