Aktualitet

E RËNDË në Mirditë/ Vetëmbytet në rezervuar një person, dyshohet se vuante nga...

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në Mirditë/ Vetëmbytet në rezervuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mirditë, ku një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Ngjarja ka ndodhur në rezervuarin e fshatit Gëziq, ndërsa dyshimet e para flasin për probleme të mundshme të shëndetit mendor të viktimës.

Kanë qenë polumbarët e Forcave Speciale RENEA janë angazhuar në kërkimet për trupin, ndërkohë që hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.

Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga  shëndeti mendor. Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale  Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe  dokumentimin ligjor të rastit.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH